Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar nga foltorja e Kuvendi i Shqipërisë se procesi i integrimit europian po mbahet peng nga vota për imunitetin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.
Sipas saj, debati parlamentar po shmang çështjet reale që ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa në vend të tyre paraqiten lista dhe diskutime që ajo i cilësoi si të pavërteta.
“Vota për imunitetin për zv.kryeministren sot po mban peng procesin. Listat që tunden këtu janë thjesht gënjeshtra,” u shpreh Tabaku, duke kërkuar gjithashtu më shumë transparencë mbi listën e ligjeve që lidhen me integrimin.
Ajo theksoi se mungesa e përgjegjësisë politike dhe shmangia e vendimmarrjeve të rëndësishme po dëmton procesin e integrimit të vendit, duke e kthyer atë në një çështje të bllokuar nga interesat politike të momentit.
