Mijëra qytetarë në protestë para Kryeministrisë, kërkohet largimi i Ramës pas skandaleve “Balluku” dhe “AKSHI”

Data

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u shndërrua mbrëmjen e sotme në epiqendrën e një proteste masive kundër qeverisë, ku mijëra qytetarë të thirrur nga opozita u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta u shoqërua me tensione dhe skena të forta simbolike. Flakadanë, tymuese dhe thirrje kundër qeverisë mbuluan hapësirën përpara Kryeministrisë, duke reflektuar zemërimin qytetar ndaj asaj që opozita e cilëson si kapje totale të shtetit nga korrupsioni.

Shkak kryesor i këtij mobilizimi janë akuzat e rënda që lidhen me dosjet “Balluku” dhe “AKSHI”, të cilat kanë ngritur dyshime serioze për abuzim me fondet publike, favorizim të kompanive të paracaktuara dhe ndërhyrje politike në proceset e drejtësisë.

Sipas denoncimeve të bëra publike, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, së bashku me zyrtarë të tjerë, akuzohet për përfshirje në skema të shpërdorimit të fondeve shtetërore në projekte madhore infrastrukturore. Opozita pretendon se këto veprime janë mbrojtur politikisht nga kryeministri, i cili ka refuzuar të lejojë përballjen e saj me drejtësinë.

Protesta nuk u kufizua vetëm në fjalime nga drejtuesit opozitarë. Në disa momente, situata u përshkallëzua, ku protestuesit hodhën flakadanë drejt godinës së Kryeministrisë, duke e konsideruar këtë akt si shprehje të një revolte që, sipas tyre, ka kaluar çdo kufi durimi.

Në pankartat dhe thirrjet e protestuesve, kryeministri u cilësua si përgjegjësi kryesor për aferat korruptive dhe për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë të përfshirë në to. Opozita deklaroi se kjo protestë shënon nisjen e një vale të re reagimesh qytetare, të cilat do të vijojnë deri në largimin e qeverisë aktuale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related