Ervin Salianji del blof, strukturat e PD në Elbasan nuk e pranojnë si drejtues qarku, grupi i Gazment Bardhit mbetet…

Data

Partia Demorkatike gjasme e bashkuar me kalimin e vulës në duart e Sali Berishës dhe me afrimin e grupit të Gazment Bardhit, duket se nuk po gjen qetësi. Të martën e kaluar, përmes një mesazhi të dyshuar nga dora e deputetit demokrat, Ervin Salianji, doli në media emri i tij si drejtues politik i PD për qarkun e Elbasanit, për zgjedhjet e ardhshme politike. Titujt e mediave sugjeronin si ky ishte një vendim i partisë, ndërkohe burime të Gazetës në Elbasan konfirmojnë se e gjitha ishte një manovër e Salianjit, i cili po përpiqet të imponohet me të gjitha mjetet në këtë qark, duke nxitur një luftë të brendshme mesi sh-foltoristëve, që falë ndërhyrjes së Edi Ramës po shijojnë privilegjet e vulës.

Skema e Salianjit u dekonspiruar që në orët e para nga Luçiano Boçi, nënkryetari i Berishës, i cili në një prononcim për mediat theksoi se vetëm kandidatura e tij për Shkodrën ishte miratuar, ndërsa të tjerat ende jo. “Këto janë lëvizjet të karakterit organizativ. Në bazë të gjykimi të kryetarit dhe të Kryesisë së Partisë Demokratike, drejtuesit e lartë atashohen në qarqet kryesore ku mendohet se mund të japin maksimumin e tyre, nisur edhe nga situata e strukturave të Partisë Demokratike.

Mund të konfirmojë qenien time pasi e kam marrë zyrtarisht, ndërsa në rastin e drejtuesve të tjerë, akoma ka debate dhe vendimmarrja do të dalë pas protestës së 11 Korrikut. Është një modalitet i zakonshëm që Partia Demokratike realizon para zgjedhore dhe kjo krijon një ganganizim të situatës”, deklaroi Boçi.

Përplasjet

Por fjalët e Luçiano Boçit, si personazhi më me peshë i PD Elbasan, dëshmojnë se ka nisur një luftë e ethshme për karrige, dhe se ky i fundit, kërkon të mbaj me çdo kusht pozitat e tij në qarkun nga i cili vjen. Kjo e ka shtyrë Boçin në një aleancë të pangjarë me Aurel Bylykbashin, me të cilin e kanë ndarë tensione ndër vite, por në këtë rast i bashkon vullneti për të mos i lënë rrugë Ervin Salianjit dhe prurjeve të Gazment Bardhit në listën e deputetëve, për të cilat kanë gati zëvendësimet.

Përleshja në Elbasan duket se ka nxjerrë jashtë loje Bled Himçin, që pasi shërbe si besnik i Berishës duke u bërë pjesë e Komisionit të Rithemelimit, tashmë ka mbetur viktimë kolaterale e manovrave që janë shumë më lart se ai, duke krijuar pakënaqësi të foltoristët e orëve të para, që i shohin këto spostime si tradhti karshi tyre dhe qëndresës në krah të Berishës. Pjesë e kësaj përplasje është bërë janë shumë depuetët dhe emra të njohur të intrigave në korridoret e PD, të cilët mbajnë anën e besnikëve të Berishës, që e shohin Salianjin dhe Bardhin si “mish të huaj”, gati për hilen e radhës, sapo këmba e ish-kryeministrit të shpallur “non-grata” të rrëshqasë jashtë Parlamentit apo drejt burgut.

Këtë sfidë nga dyshja Boçi-Bylykbashi, Salianji e ka adresuar me qasjen e zakontë, siç ajo e 2020-ës, kur i gjendur jashtë listave për deputetë, Salianji zhvilloi disa takime masive në Korçë, për t’i treguar muskujt komisionit Nishani-Ruli, i cili e kishte lënë jashtë deputetin e mbështetur nga Basha për shkak të dosjes “Babale”, që ende sot mban në fill të perit mandatin e tij

Prapaskenat

Jo më larg se disa ditë më parë, ditën në të cilën dyshohet se përhapi lajmin “fake” për emërimin si drejtues qarku, Salianji zhvilloi një takim me strukturat në Kavajë, duke përdorur punonjësit e administratës të bashkisë, për t’i treguar muskujt Berishës. Kjo luftë sa e nëndheshme sa dhe publike, po shpërfaqet në të gjitha qarqet, pasi etja për karrige është më e ashpër se ajo për pushtet, pasi të gjithë të interesuarit janë të pajtuar me idenë se nuk fitojnë dot zgjedhjet, por duan të mbajnë fort pozitat e tyre për pas 2025-ës, ca për të shkuar te Rama dhe ca të tjerë për t’iu futur garës për rrëmbimin e asaj që do mbetet nga kufoma politike e partisë të drejtuar nga Berisha.

Ajo që është e qartë është se askush nuk mendon për qytetarët, të cilët nuk duan lojëra politike, por ndryshim. Këtë ndryshim nuk e sigurojnë dot njerëz që kanë hallin e karrigeve dhe janë gati të hidhen hu më hu për interesat e tyre. Pra nuk ka rëndësi nëse do të zgjidhet Salianji, Bylykbashi apo dikush tjetër, rëndësi ka që ky model politik është totalisht i falimentuar, duke krijuar kosto të madhe për vendin, që duhet të durojë hordhitë e Ramës, i cili ka përballë opozitën e tij të preferuar, atë të “non-gratës”. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related