Mijëra qytetarë festojnë Natën e Verës në Elbasan, koncert dhe aktivitete deri në orët e para të mëngjesit

Data

Elbasani është mbushur me mijëra qytetarë dhe vizitorë që kanë zgjedhur të festojnë në qytetin e traditës Natën e Verës, një nga festat më të njohura në Shqipëri.

Rrugët dhe sheshet e qytetit janë gjallëruar nga atmosfera festive, ndërsa organizatorët kanë përgatitur një koncert të madh që pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit.

Aktivitetet festive do të vijojnë edhe gjatë ditës së shtunë, me një sërë eventesh dhe programesh artistike të organizuara në kuadër të festimeve për Ditën e Verës.

Elbasani çdo vit mirëpret mijëra qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit për të festuar këtë traditë, e cila shënon ardhjen e pranverës dhe është pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related