Klubi i Laçit ka bërë të ditur se ka përforcuar radhët e sulmit në ditët e fundit të merkatos me një sulmues nga Bregu i Fildishtë, duke shtuar opsionet në dispozicion të trajnerit Cungu.
Kurbinasit kanë bërë të ditur se pjesë e tyre tashmë është edhe 18-vjeçari Kouame Nikolas Kofi, i cili është federuar dhe do të jetë pjesë e ekipit në vijimin e sezonit.
