Nga 1 janari 2025, profesionet e lira me më pak se 3 klientë tatohen si të punësuar

Data

Përllogaritja e tatimit, si të ardhura nga punësimi, për të vetëpunësuarit ofrues së shërbimeve profesionale që sigurojnë 80% të të ardhurave bruto nga 1 klient apo 90% të tyre nga më pak se 3 klientë, do të nisë nga 1 janari 2025.

Për këtë kategori tatimi për t’u paguar do të përllogaritet për efekt të periudhës tatimore 2025 dhe do të paguhet deri në mars 2026.

Udhëzimi i ndryshuar “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin e përgjithshëm nr. 26, datë 8.9.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton se përllogaritja, detyrimi dhe deklarimi do të fillojnë nga data 1 janar 2025.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related