Meta i kërkon SPAK-ut që ta lejojë të takojë Fredi Belerin në burg, ja loja e fshehtë e ish-presidentit

Data

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe nënkryetari Petrit Vasili ditën e djeshme i bën kërkesë SPAK nëpërmjet një letre ku kërkonin të takonin në burg kryetarin e pabetuar të bashkisë Himarë, Fredi Belerit. Një kërkesë drejtuar ditën e mërkurë (03 prill) dy prokurorëve të çështjes, Dorina Bejkos dhe Adnan Xholi.Referuar letrës, Meta shkruan se Beleri është kandidat i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pjesë e së cilës është dhe Partia e Lirisë. Kujtojmë se deri më tani, të paktën publikisht, asnjë nga përfaqësuesit e opozitës shqiptare nuk dihet në ka zhvilluar takime me Belerin. Sipas analistit Arben Meçe lëvizja e Metës ndaj SPAK për Belerin, kreun e PL-së e konsideron si një lodër që po përdoret nga ish-kryeministri Sali Berisha, si shkak i dyshimeve që ngjall zgjedhja e Blerina Balas si kryetare e komanduar e bashkisëHimarë. “Lëvizja e sotme ka dy pista. Ajo ligjore dhe politike. Në listën ligjore Beleri është i dënuar. Ajo që e integron situatën nuk është situata ligjore por ajo politike, çfarë e shtyn Metën të takojë Belerin.Deri më tani Bleri është njeriu më antishqiptar. Është një nga gabimet më të mëdha që ka bërë PD dhe PL, që kanë nxjerrë Belerin si kandidaturë.Këtë lëvizje të Metës nuk jam në gjendje ta argumentoj, Meta këtë lëvizje po e bën në kuadër të një kërcënimi që i është bërë.Meta po luan kartat e veta, kush po e imponon? Besoj Berisha, zgjedhja e kryebashkiakes së Himarës ngjalli dyshime. Kjo ka tronditur marrëdhëniet mes Berishës dhe Metës. Berisha e ka vënë pas shpatullave Metën.Kjo është një faturë që Meta merr, bën mirë që të paguajë koston e këtij takimi, sesa të marrëdhënies me Berishën”, tha Meçe.

Meta i kërkon SPAK-ut që ta lejojë të takojë Fredi

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related