Basha: ‘Trekëndëshi i Bermudës’ i ka bërë dëme të mëdha Shqipërisë, duhet të çmontohet

Data

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi dje në një media se “Trekëndëshi i Bermudës” i ka bërë dëme të mëdha Shqipërisë. Sipas tij, koncepti “Trekëndëshi i Bermudës” fillimisht erdhi si metaforë dhe jo si reflektim personal. “Shqipëria, ekonomia, e ardhmja e vendit, nuk mund të jenë në mëshirën e një trekëndëshi që ka diktuar dhe ka bërë dëme të mëdha. Metafora qëndron. Duhet të mbyllim derën e tranzicionit që edhe gjeneratat e reja të shqiptarëve, ashtu si fqinjët tanë, të gëzojnë një kulturë të re politike, ekonomike dhe komunikimi. Në publik nisem të ruajë normat e sjelljes dhe etikës. Nuk më shoqëron gjithnjë kjo qetësi. Por e mira është që duhen administruar emocionet. Nuk është vetëm çështje PD-së, çështja e mungesës së një kulture politike.”, tha Basha. Sipas tij, 2 vitet e fundit kanë qenë të tmerrshëm për PD-në dhe kjo më shumë për fajin e familjes së demokratëve. “Por shërbeu edhe si një moment reflektimi, për të dalë nga bataku ku gjendet. Nëse përkufizojmë berishizmin si dukuri post diktatoriale, ku skemat e vogla dominuan mbi interesat e mëdha, kulti i individit, vendosja e institucioneve në funksion të njëshave, është sëmundje e shoqërisë shqiptare  dhe e demokracisë sonë, jo vetëm e PD-së. Është një sfidë për të gjithë shoqërinë. Parlamenti është diktuar nga listat e mbyllura. Duhet lindur një kulturë e re politike evropiane mbi kultin e individit. Kjo lidhet me shumë personazhe kryesore politike. Ne po përpiqemi për një kulturë të re politike një sfide e madhe, por i jemi përveshur kësaj me pasion”, tha Basha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related