Persona të skeduar/ Kush janë dy emrat që mund të kenë ndihmuar në planin për arratisjen e Altin Ndocit

Data

Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor, pasi dyshohet se mund të kenë pasur rol ose dijeni në planin për arratisjen e Altin Ndocit nga paraburgimi i Durrësit.

Sipas burimeve hetimore, gjatë muajve të fundit këta dy persona kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin, në kohën kur ai ndodhej në paraburgim. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Gjyzeli dhe Kusi janë persona të skeduar nga drejtësia, çka ka ngritur dyshime serioze për një përfshirje të mundshme të tyre në organizimin ose mbështetjen e arratisjes.

Aktualisht, hetimet janë ende në fazë paraprake dhe po punohet për mbledhjen e provave që mund të faktojnë nëse këta persona kanë qenë pjesë aktive e planit apo thjesht kanë pasur dijeni për të. Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur t’i lokalizojnë dhe t’i marrin në pyetje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të arratisjes dhe identifikimin e çdo personi tjetër që mund të ketë ndihmuar ose lehtësuar largimin e Altin Ndocit nga paraburgimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related