Presidenti i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me artikullin e publikuar nga Washington Examiner, ku flitet për kriminalitetin dhe pastrimin e parave në Shqipëri.
Në reagimin e tij, Meta u ndal te situata ekonomike dhe zhvlerësimi i valutave të huaja ndaj lekut, duke e lidhur këtë me atë që ai e quan “narkoekonomi”.
“’Diella’ nuk i mbulon dot të vërtetat që i di e gjithë bota, por dhe që i vuajnë çdo ditë e më shumë shqiptarët. Shikoni tatëpjetën e pandalshme të zhvlerësimit të euros dhe dollarit me lekun, për të kuptuar se narkoekonomia është vetë Narkoshteti”, shkruan Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë përmendi gjithashtu raportet e Transparency International, duke pretenduar se Shqipëria ka pësuar rënie në treguesit e korrupsionit.
“Mjafton të shihni edhe dishezën me 11 vende për korrupsionin në raportin e Transparency International për të kuptuar se kur paratë e drogës dhe korrupsionit shkrihen në një, siç është shkrirë partia në pushtet me shtetin, pasojat janë katastrofike për qytetarët”, vijon reagimi.
Meta shprehu solidaritet edhe për gazetarin investigativ italian Nello Trocchia, duke pretenduar se ai është kërcënuar për shkak të raportimeve të tij.
“Këta jo vetëm kërcënojnë gazetarët vendas por duan t’u mbyllin gojën edhe atyre të huaj, si gazetarit investigativ italian, Nello Trocchia, të cilit i shpreh solidaritetin tim të plotë”, përfundon reagimi i Metës.
