Në kërkim nga SPAK, publikohet fotoja e Ervis Matodashaj, krahu i djathtë i Inez Hajrulla në Vlorë

Data

Autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim Ervis Matodashaj, i njohur ndryshe si “Çoke qorri”, i konsideruar si krahu i djathtë i Inez Hajrulla, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Vlorë.

Publikimi i fotos së tij vjen pas një operacioni të SPAK më 7 mars, nga i cili Matodashaj dhe Hajrulla arritën të arratisen.

Hajrulla, i cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka qenë disa herë objekt atentatesh, ku në disa raste është shënjestruar bashkë me Matodashajn. Në vitin 2019, të dy i shpëtuan një sulmi me armë zjarri në zonën e njohur si “7 pallatet Oslo” në Vlorë, ndërsa një person mbeti i plagosur rastësisht.

Një tjetër atentat i dyshuar ndaj tyre u parandalua në gusht 2023, kur policia arrestoi një person të armatosur me silenciator, i cili dyshohej se kishte si objektiv eliminimin e tyre.

Hetimet kanë zbuluar edhe rrjetin e personave të përfshirë në këto plane kriminale, ku disa prej tyre janë dënuar dhe të tjerë janë ekstraduar nga jashtë vendit.

SPAK vijon operacionet për kapjen e Matodashajt dhe goditjen e grupit kriminal që operon në Vlorë, ndërsa autoritetet e konsiderojnë këtë çështje si pjesë të luftës kundër krimit të organizuar në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related