Mesazhe intimiduese me emrin e Ervis Martinajt, Gazment Bardhi zbulon SMS dhe kërkon nga SPAK të hetojë…

Data

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi dje SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku përmenden personazhe të krimit të organizuar. Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK”.

“Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje kriminale për ta intimiduar atë përmes dokumenteve të falsifikuara. Ai i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator, në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar. Zoti Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK”, thuhet në njoftim

Më tej jepen edhe disa detaje nga mesazhet e dërguara, që kanë të bëjnë me përmbajtje bisedazh e lidhjesh nga përgjimet e SKY ECC. “Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme, vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë, që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publikë dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor”, thotë Bardhi në letrën për Drejtuesin e SPAK-ut.

Këto akuza bëjnë fjalë për mesazhe të dërguara nga përdoruesi “Mbreti Zog”, anonim, në mbrëmjen e 28 Shtatorit, ku i dërgohen me print-script dy dokumente në telefon Bardhit dhe poshtë saj emrat e dy personazheve: Ervis Martinajt, i zhdukur pa gjurmë prej 8 Gushtit 2022 dhe Erigers Mihasit, i vrarë në një atentat tre vite më parë. Në pjesë të këtyre bisedave të shpërndara nëpër media, bëhet fjalë për një bisedë e pretenduar në SKY mes Ervis Martinajt dhe ushtarit të tij Erigers Mihasit, i vrarë në nëntor 2023. Përgjimi ka dyshime të forta se është i montuar dhe fabrikuar dhe janë rezerva për autenticitetin e tyre.

Në njërin prej tyre, të nisur nga Ervis Martinaj në drejtim të një numri tjetër thuhej “çoji Gaz Bardhit 100 mijë euro te hotel…”. Mesazhi ishte nisur në vitin 2021. Bardhi shton se ka vënë në dijeni ambasadat e SHBA, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. “Gazment Bardhi i kërkon SPAK që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethanave konkrete të tyre”, përfundon njoftimi i nisur nga PD.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related