Lufta kundër korrupsionit, Edi Rama mesazh bashkëpunëtorëve dhe zullumqarëve se do të kenë punë me SPAK

Data

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste deklaroi dje gjatë një takim me grupin e dytë të aplikantëve në platformën digjitale “Deputeti që duam”, se lufta kundër korrupsionit, rrugë pa kthim dhe se do ta ulë Shqipërinë në tryezën e Bashkimit Evropian. “Si çdo pyll kemi pasur dhe kemi derrat tanë. E pashmangshme sot na vihet një tam tam nga pas që duhet të ndihemi fajtorë pse drejtësia po nxjerr të palara brenda perimetrit të shtëpisë tonë. Po mirë, si mund të ndihemi fajtor për këtë kur e donim dhe krijuam mundësinë që të ndodhë.

Të thuash sot që Shqipëria është më e korruptuar se para një dekade, do të thotë të flasësh përçart. Në një vend që ka më shumë se dyfishuar prodhimin e vet të përgjithshëm kombëtar në 10 vjet s’mund të jetë më i korruptuar se para 10 vitesh. Një vend që ka bërë këto transformime dhe kur sot goditet korrupsioni në nivelet më të paimagjinueshme. S’mund të jetë një vend më i korruptuar ku korrupsioni ishte një aferë për njerëz pa mbrojtje, pa miq dhe pa lekë. Të marrësh një vend pas shembjes së komunizmit dhe ta çosh në tryezën e BE ka qenë përpjekje ndër të tjera e lidhur me luftën korrupsionit

Në rastin e vendeve si i yni, flitet për strukturë, shtetbërje. Të ndërtosh institucione nuk është njësoj si të ndërtosh një shtëpi pa leje. Duhet shumë përpjekje, rrethana, njerëz që bashkohen, shumë yje të vihen njëri pas tjetrit që të ndodhë ajo xixa e vetëtimës në qiell. Ne tre gjëra mund të bënim, ose të vazhdonim vazhdimin dhe s’do të flitej kaq shumë për korrupsionin, të mbanin këmbën e pushtetit mbi pusetën e mbyllur të drejtësisë dhe të dënoheshim njerëz të pambrojtur ose për krime më të vogla se sa të atyre që do të vazhdonin të rrinim mbi pusetë. Ne s’e bënim këtë. Tjetra mundësi do të ishte që ta zgjidhnim ne këtë me shkop magjik, por nuk mund të zgjidhet.

Dhe e treta ajo që të tjerët s’e bënë ishte që të tërhiqnim politikën nga drejtësia dhe të thoshin se është e pavarur, do na dhembi, do na djegë por vetëm kështu mund të bëhet. Nuk ka asnjë rrugë tjetër, nuk mund të jetë korrupsion kur është për kundërshtarin dhe pisllëk brenda shtëpisë kur është brenda shtëpisë tonë. Duhet të gjithë ata që kanë një kontribut për PS që nga ana që na kanë dhënë njëherë votën në këto 10 vite, të jenë krenar për këtë sepse kjo po ndodh falë kësaj partie dhe kësaj qasjeje. Ky është proces pa kthim dhe është një nga bazat themelore pse do ulemi në 2030 aty ku e kemi thënë gjithmonë. Këtë po e bëjmë ne”, deklaroi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related