Astronautët e NASA-s përgatiten për pamje unike të Hënës dhe një eklips total diellor

Data

Ekuipazhi i misionit Artemis II të NASA pritet të arrijë sot pranë Hëna, duke shënuar një moment historik për eksplorimin hapësinor.

Katër astronautë – tre amerikanë dhe një kanadez – janë në bordin e kapsulës Orion, në një mision rreth 10-ditor që përfaqëson rikthimin e parë të njerëzimit drejt Hënës që nga viti 1972.

Gjatë fluturimit, ata do të kalojnë pranë Hënës dhe do të shohin për herë të parë me sy të lirë anën e saj të largët, një zonë që ka mbetur kryesisht e paeksploruar nga misionet e mëparshme.

Misioni synon gjithashtu të thyejë rekordin e vendosur nga Apollo 13 për distancën më të madhe të arritur nga njerëzit larg Tokës, duke i bërë astronautët e Artemis II udhëtarët më të largët në historinë e njerëzimit.

Fluturimi pranë Hënës do të zgjasë rreth gjashtë orë dhe do të ofrojë pamje unike, përfshirë edhe një eklips total diellor, ndërsa Hëna do të bllokojë Diellin dhe do të zbulojë kurorën e tij ndriçuese.

Qëllimi afatgjatë i këtij programi është krijimi i një baze të përhershme në Hënë, me anije uljeje, roverë dhe struktura banimi, duke hapur rrugën për misione të ardhshme edhe më të thella në hapësirë.

Ky mision shënon një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të njeriut në Hënë dhe zgjerimit të pranisë njerëzore përtej Tokës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related