Meloni: “Shqipëria sillet si vend anëtar i BE-së – synojmë hapjen e negociatave në 2026”

Data

Mbledhja e përbashkët mes Qeverive Shqipëri–Itali në Romë u mbyll me shkëmbimin e marrëveshjeve dypalëshe dhe memorandumeve të mirëkuptimit që u nënshkruan.

Pas saj u mbajt edhe konferenca mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Shefja e ekzekutivit italian mbajti e para fjalën, ku tha se Shqipëria edhe pse nuk është e anëtarësuar në BE ende, tashmë është një vend anëtar i saj sepse sillet si e tillë në Union. Gjithashtu Meloni theksoi se partneriteti mes dy vendeve i ka rrënjët e thella në të gjitha fushata dhe partneriteti do të forcohet më tej.

Ajo shprehu dëshirën që gjatë presidencës italiane të BE-së vitin e ardhshëm, në gjashtëmujorin e parë, të çelen edhe negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas mbylljes së gjithë grupkapitujve.

Meloni trajtoi edhe çështjen e protokollit të emigracionit, në lidhje me bashkëpunimin e vendeve për qendrat e pritjes në Shëngjin dhe Gjadër, ku tha se shumë shtete donin ta pengonin dhe ndalonin këtë nismë novatore, por nuk ia dolën, teksa shumë të tjera kuptuan se ajo ka shumë vlerë dhe i shërben sigurisë.

Kryeministrja italiane foli edhe për rëndësinë e Korridorit 8 për energjinë, ku vuri theksin te rëndësia e tij dhe e Shqipërisë në të.

Fjala e kryeministres Giorgia Meloni:

“Jam e kënaqur që pres mikun tim Edi Rama në radhë të parë, e kënaqur që pres ministrat e qeverisë shqiptare. Mund të quhet një mbledhje historike, jo vetëm për formatin dhe që zhvillohet për herë të parë, por edhe për sasinë dhe cilësinë e marrëveshjeve ë u nënshkruan.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona i kanë rrënjët shumë thellë, që shkojnë përtej interesave reciproke. Kemi qenë të mallëngjyer pas takimit të asamblesë sonë me 20 ministra, ku folën të gjithë dhe pa pasur praninë e të tjerëve. Kjo tregon se çfarë Italia është për Shqipërinë dhe anasjelltas, ndaj ta fuqizojmë edhe më shumë marrëdhënien tonë dypalëshe.

Janë mbi 3 mijë kompani italiane që punojnë në Shqipëri dhe Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, ndaj presim bashkëpunimin e mëtejshëm.

Ndaj kemi lënë një tjetër takim me zotin Rama, një përfaqësim apo forum ku do takohen ndërmarrje e shoqëri. Kemi caktuar se ku do vazhdojë bashkëpunimi ynë, sektorët energjetikë kryesisht, sidomos ai i Korridorit 8, një lidhje kryesore me shndërrimin e Adriatikut në zonë strategjike.

Kjo do të thotë të sigurosh më shumë mirëqenie dhe siguri. Por edhe lufta kundër trafikut të drogës dhe sigurisë kibernetike, si dhe fenomenin e emigracionit, që e kemi diskutuar me kryeministrin Rama, për protokollin e sigurisë me Shqipërinë. Ndaj dua ta falënderoj Shqipërinë dhe popullin shqiptar, pasi tashmë Shqipëria sillet tashmë si vend anëtar i BE-së dhe vetëm nëpërmjet solidaritetit me të cilin bashkëpunon mund të shihet. Protokolli i nënshkruar është me standardet Evropiane, sikur protokolli i emigracionit.

Protokoll novator që ka ngjallur edhe interesin e vendeve të tjera, jo të gjithë e kuptuan këtë, shumë punuan ta bllokojnë apo penguar atë, por ne vendosëm ta çojmë më tej atë. Ky është një nga shembujt, për të treguar se sa i pjekur është dialogu mes nesh. Edhe në arenën ndërkombëtare kemi një vizion të përbashkët.

Pas pak do të hapet edhe kapitulli i fundit për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kapitull teknik i rëndësishëm, por do ishim të kënaqur që t’i hapnim negociatat me Shqipërinë nën kryesimin tonë të 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm të presidencës së BE-së.

Ne jemi mbështetësit e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ne jemi pro zgjerimit, nuk e vendosim ne se kush anëtarësohet, por Shqipëria është vend evropian”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related