“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

Data

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe partive politike janë të shqetësuar për keqpërdorimin e institucioneve publike për fushatën elektorale të 11 majit nga qeveria “Rama”, në shkelje të pretenduara të Kodit Zgjedhor.

Më 2 prill, në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë u shfaq për pak minuta një reklamë politike në favor të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste në pushtet.

“Voto 5, nga e majta në të djathtë, bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama,” shkruhej në postimin e Kuvendit, shoqëruar me foton e një pëllëmbe të hapur që do të kthehej më pas në simbolin e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Postimi propagandistik u fshi nga faqja zyrtare e Kuvendit pas pak minutash dhe përmes një njoftimi, institucioni më i lartë legjislativ premtoi pa kërkuar ndjesë, se nuk do të përfshihej në asnjë formë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare.

Megjithatë, përfaqësues të opozitës e cilësuan rastin e mësipërm një shembull tipik të përdorimit të institucioneve publike në zgjedhje dhe e denoncuan atë publikisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related