Një ndër akuzat kryesore që ngrihen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është ndikimi i paligjshëm për të futur në treg kompaninë UNIFI përmes “kushos” Adrian Shatkut. Në dosjen e SPAK tregohet qartë se si biznesmeni Theodhori Çami ka marrë “urdhër” nga fqinjët Meta-Kryemadhi në Gjirin e Lalzit dhe ka negociuar me drejtorët e Vodafone Albania që çifti politik me anë të kompanisë së Adrian Shatkut të përfitonte para nga ky shërbim.
Gjithashtu nga dosja e SPAK thuhet se pe porosi të Metës dhe Kryemadhit, Theodhori Çami nuk u bë vetëm negociator i Adrian Shatkut te Vodafone, por edhe negocioi që kompania UNIFI të përdorte infrastrukturën e Info Telecom për të mundësuar shërbimin ndaj Vodafone. Shatku ka shprehur shqetësimin e tij te Kryemadhi mbi aftësitë dhe rolin e Theodhoriut, duke theksuar se ai “nuk është ekspert në fushë” dhe se po përfiton nga të gjitha palët e përfshira. Ai i shkruan deputetes që të rishihej marrëveshja për ta nxjerrë jashtë loje.
Ja si Adrian Shatku kërkon të nxjerrë jashtë loje Thodhori Çamin
“Në datën 28 Tetor 2014, Adriani i shkruan Monika Kryemadhit lidhur me temën e interkoneksionit të thirrjeve ndërkombëtare duke e pyetur se si do veprojnë me Dhorin (Thodhori Çami) pasi sipas bisedës, Dhori merr fitim nga ata (Monika dhe Adriani) merr fitim edhe nga vajza e Marselit. Monika i përgjigjet se vajza e Marselit ka 150 (dyshohet 150 mijë minuta), ka katër vjet që ka kontratë dhe nuk e beson se do të bëjë me ta (Monikën dhe Adrianin); “Ajo marselit ka 150 qe ka 4 vjet sbesoj se ben me ne”.
Adriani i thotë se të gjitha bëhen nën emrin e saj, ndërsa Monika e sqaron se vajza e Marselit ka vite që punon dhe e ka lidhur vetë kontratën me Vodafonin. Në këtë kohë, rezulton se Adrian Shatku, kërkon që të nxjerrë nga biznesi kompaninë Info Telecom të menaxhuar nga Anisa Skëndaj dhe Theodhori Çamin, i cili më parë ka ndërmjetësuar kundrejt pagesave që Adriani dhe Kompania Vodafonë të lidhin marrëveshjen e interkoneksionit. Po kështu fillimisht kjo marrëveshje është ekzekutuar duke përdorur rrjetin e Info Telecom, por Adriani kërkonte jo vetëm që ai ta realizonte pa Infotel këtë veprimtari pasi kërkonte të ulte kostot, por është përpjekur që ta nxjerrë Infotel jashtë loje”, thuhet në dosjen e SPAK.
Zbardhen mesazhet
“Në datën 06 Nëntor 2014, Adriani i shkruan Monikës se po shkon në Itali lidhur me Vodafonin italian dhe kabllin (projekti BIN), do të kthehet në Tiranë të martën për të takuar Metën, dhe pastaj do të kthehet në Neë York. Në datën 8 Nëntor 2014, Adriani i dërgon Monika Kryemadhit, email në adresën [email protected] (Monika oëner) me subjekt “VF-AL” ku i shkruan në anglisht dhe e përkthyer nga organi procedues ka këtë përmbajtje: “të dërgohet, ES rishikohet dhe diskutohet” dhe në vijim shkruan se çështjet për të diskutuar janë: Pse Info tel lidhësi fundor i yni, i sugjeruar dhe i shtyrë nga Dhori qëllimisht pengon rrjetin tonë të shkojë në treg dhe u thotë klientëve tanë (e thënë nga klientët) se duan ti tregojnë Vodafonit, se UNIFI nuk mund ti arrijë 1 milionë minuta ndërsa ne Info Tel mund ti arrijmë. Dhori është personi që siguron (provider) por edhe problem.
