Megaoperacioni i SPAK ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Është arrestuar Fabio Ballabani, pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Data

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për media ka bërë me dije se është arrestuar në një vend partner, i kërkuari nga drejtësia, Fabio Ballabani.

Fabio Ballabani u shpall në kërkim gjatë megaoperacionit të SPAK ku u lëshuan 50 urdhër arreste, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Drejtori i Policisë së Shtetit tha se i kërkuar i drejtësisë ndodhet në një vend partner ku aktualisht vuan dënimin në një burg.

Kemi dhe një tjetër, Fabio Ballabani, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, është bërë i mundur ekzekutimi i vendimit në një vend partner. Aktualisht vuan dënimin në një burg. Pra keni boll informacione dhe të dhëna për të shkruar mbi sakrificën e punonjësve të policisë”,tha Rrumbullaku, duke iu drejtuar gazetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related