Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka sulmuar ashpër mazhorancën gjatë seancës plenare, duke ironizuar premtimet për integrimin europian. Ai iu drejtua ministrit Toni Gogu, duke theksuar se vendi ende vuan nga mungesa e energjisë elektrike, ujit të pijshëm dhe shërbimeve bazë.
Korreshi u ndal te sistemi shëndetësor, duke deklaruar se qytetarët nuk marrin shërbim pa “mik”, sidomos në spitale dhe në onkologjik. Ai kritikoi edhe arsimin, duke thënë se shkollat dhe fakultetet po mbyllen, ndërsa reformat mungojnë.
Sipas deputetit demokrat, realiteti në terren bie ndesh me retorikën për Europën, duke e cilësuar situatën si të turpshme dhe të papranueshme për një vend që pretendon integrimin.
