“Lista e PS-së, një manovër autokratike”, Xhaferri:Kandidatët e PS-së janë thjesht figurantë për t’u urdhëruar nga Rama

Data

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri në një dalje për mediat ka folur për listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Xhaferri tha se Rama e ka kuptuar se është drejt humbjes dhe kërkon një listë skllevërish.

Kreu i FRPD i ka quajtur kandidatët e PS në listën e mbyllur si figurantë pas asnjë kontribut në parti dhe pa mbështetës.
“Ajo është një listë e një autokrati që e kupton që është drejt humbjes dhe kërkon që të ketë një listë 100%, një listë skllevërish, që do që t’i poshtërojë, urdhërojë dhe mos të kenë asnjë mendim politik të tyren. Të jenë si peshku pa ujë në jetën politike sepse nuk kanë asnjë kontribut në organizatë, nuk kanë asnjë mbështetës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related