Ndryshime për tenderët e AKSHI-t pas hetimeve të SPAK, përplasje në komisione

Data

Pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) mbi tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), në Kuvend janë paraqitur ndryshime ligjore që synojnë ristrukturimin e mënyrës së prokurimeve dhe organizimit të aktivitetit të saj.

Propozimi, i depozituar nga deputeti socialist Erion Malaj, parashikon që AKSHI të mos organizojë më tenderë për nevojat e veta, ndërsa prokurimet të kryhen nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik.

Një tjetër element i rëndësishëm i draftit është ndarja e funksioneve të AKSHI-t në dy pjesë:

  • Roli si autoritet publik për standardizimin, sigurinë dhe mbikëqyrjen e sistemeve të qeverisjes elektronike;
  • Pjesa operacionale, që lidhet me zhvillimin, administrimin dhe mirëmbajtjen teknike të sistemeve.

Për këtë pjesë operacionale, parashikohet mundësia e krijimit të shoqërive të përbashkëta, ku shteti do të zotërojë të paktën 51% të aksioneve. Këto shoqëri do të ofrojnë shërbime për institucione publike, por do të përjashtohen nga sistemet që përmbajnë informacion të klasifikuar si “sekret shtetëror” apo që lidhen me NATO-n dhe BE-në. Sipas draftit, pronësia mbi infrastrukturën, kodin burimor dhe të dhënat do të mbetet te shteti.

Ndryshimet kanë nxitur debate të forta në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Sigurisë. Opozita ka ngritur shqetësime për mungesën e garancive mbi:

  • mënyrën e përzgjedhjes së kompanive partnere,
  • kontrollin financiar dhe transparencën e shoqërive të përbashkëta,
  • mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe aksesin në sisteme financiare e personale.

Projektligji pritet të shqyrtohet edhe në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ndërsa mbetet e paqartë pse nuk është përfshirë në axhendën e Komisionit të Ekonomisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related