Në një intervistë për “Të Pashoq” gazetari i njohur Nikoll Lesi komenton situatën brenda opozitës. Duke folur për PD-në, Lesi thotë se brenda saj është zgjedhur kohë më parë një emër përbashkues i demokratëve si kandidat për Kryeministër për 2025, pavarësisht se Kryetar partie do të qëndronte Sali Berisha. Bëhet fjalë për Tomorr Alizotin, por që është refuzuar dhe nuk është pranuar nga vet kryetari Berisha.
“Ka pasur dhe emra të tjerë për kandidatë për kryeministër. Tomor Alizoti ishte një lloj përbashkimi. Sipas grupit të Gaz Bardhit, nuk kam të drejtë ta them, por nuk e donin doktorin. Të ishte lider i partisë, por jo kandidat për kryeministër. Një emër tjetër që krijonte besim. Sa shkoi te SPAK, doktori doi e tha. Ai e preu menjëherë dhe tha jam kandidat për kryeministër dhe mbylli debatin. Këta dalin bëjnë fushatë me doktorin, futim emrin në listë dhe së paku të jemi deputetë”, tha ai.
Lesi thotë se emrat që iu bashkuan Rithemelimit si Bardhi, Gjekmarkaj etj, nuk janë dakord me strategjitë e ndjekura nga Berisha në drejtimin e PD-së, por tashmë është shumë vonë dhe ata thjesht kanë ngecur aty.
Për Lesin, me Berishën në krye, PD nuk fiton kurrë përballë Edi Ramës. Sipas tij, gabimi fatal strategjik i Berishës është shpallja e vetes si kandidat për Kryeministër në 2025. Ai thotë se epoka e Berishës ka përfunduar dhe historia që ka bërë në këtë vend, do i shkruhet në librat e historisë dekadat e ardhshme.
“Doli doktori tha do kandidoj për kryeministër. Tani a është doktori për 4 mandate? Ka qenë president, kishte mandatin 2005-2003. Pra dhe Berisha kandidon për madat të katërt. Edhe Rama kërkon mandat të katërt. Nuk ka dallim. Por Berisha duhej të bëtë këtë gjë. E kam thënë disa herë, që nuk duhej të kandidonte për kryeministër. Në mënyrë kategorike se nuk ngjall besim. PD nuk e ka solidare. Por akoma ka demokratë të zhgënjyer nga të dyja palët. Edhe sikur PD të ishte bashkur në 2004 a 2005, që dhe unë isha në një fort me ta dhe kishim bindje që duhej rrëzuar qeveria e Nanos. Sot çfarë besimi ke? Ata janë të kacafytur me njëri-tjetrin. Pa pjesën gri PD nuk vjen në pushet. Sipas analistëve të atyre që bëjnë sondazhe, pjesa gri që është 23-27 për qind. Pjesa gri është ajo që nuk do as Ramë dhe as Berishën.“
“DJEGIA E SELISË SË PS-SË NUK KA NDODHUR AS NË ’97-ën
