McAllister: U takova me përfaqësuesit e PD-së, me Berishën jo për shkak të axhendës

Data

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, gjatë konferencës për mediat në Tiranë, sqaroi axhendën e takimeve që zhvilloi me përfaqësues të opozitës.

Ai bëri të ditur se është takuar me përfaqësues të Partisë Demokratike, përfshirë Gazmend Bardhin, Jorida Tabakun dhe Albana Vokshin, në kuadër të vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Shqipëri.

I pyetur nëse do të zhvillonte një takim me kreun e PD-së, Sali Berisha, McAllister theksoi se kjo nuk do të ishte e mundur për shkak të axhendës së ngjeshur.

“U takova me Bardhin, Tabakun dhe Vokshin, por nuk do të takohem me Berishën sepse do të iki në aeroport”, deklaroi ai.

Vizita e McAllister në Tiranë vjen në kuadër të përgatitjes së raportit për Shqipërinë, i cili pritet të prezantohet në Parlamentin Europian, ndërsa ai zhvilloi takime si me përfaqësues të mazhorancës ashtu edhe me opozitën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related