Mbi 120 mijë euro, miliona lekë dhe paund/ Kapen me mbi 1 kg kokainë, në pranga 3 persona në Tiranë

Data

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pas një operacioni antidrogë të koduar “Cargo 2”, ku u godit një grup i dyshuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta.

Të arrestuar janë shtetasit E. M., 26 vjeç, I. C., 33 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, të gjithë banues në kryeqytet. Sipas policisë, ata dyshohet se furnizonin grupe të tjera shpërndarësish me kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre dhe automjeteve që përdornin, autoritetet sekuestruan një sasi të konsiderueshme droge dhe parash, konkretisht:

  • 1 kg e 36.6 gramë kokainë
  • 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, me municion
  • 121 mijë euro, rreth 60 milionë lekë dhe 5 mijë paund
  • Një automjet luksoz tip “Escalade”
  • 5 telefona celularë

Një nga automjetet u lokalizua në zonën e Unazës së Madhe, ndërsa arrestimet u kryen pas një ndjekjeje hetimore intensive.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ku ndaj të arrestuarve priten masa të rënda për veprat penale që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, si dhe armëmbajtjen pa leje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related