Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka zbuluar shqetësimin kryesor të mazhorancës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Në një dalje televizive, ai bëri të ditur se PS-ja trembet nga vota e shqiptarëve që gjykojnë mbi punën e qeverisë, e thënë ndryshe nga elektorati gri.
Ai deklaroi se numri i militantëve partiakë që votojnë logon është ulur, ndërsa elektorati gri është rritur.
“Shqetësimi kryesor është elektorati që gjykon mbi punën. Nuk është elektorati militant, i cili për hir të së vërtetës, dhe kjo është normale, gjithmonë e më shumë po bie. Pra, njerëzit që votojnë logon e PS apo partive të tjera janë gjithmonë e më pak, por ata që gjykojnë mbi punën janë më shumë”, theksoi Klosi
