Nën akuzë për abuzim me fondet e BE-së, GJKKO merr vendimin për Ilir Beqajn

Data

Është shtyrë sërish seanca paraprake për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës së mbante postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Ilir Beqaj u arrestua më datë 4 korrik me kërkesë të SPAK, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e SASPAC.

Ilir Beqaj dhe 6 të tjerë, përfshirë financierin e tij Ermal Kurtulaj, akuzohen nga SPAK për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria e Posaçme dyshon se ish-ministri ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtullaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.

Ilir Beqaj dha dorëheqje si kreu i Agjencisë sapo iu ndaluan udhëtimet jashtë vendit dhe iu kërkua të paraqitej rregullisht pranë SPAK-ut lidhur me hetimet mbi koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

PROVAT E SPAK

SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij. Mes 8 prokurimeve fiktive të zbuluara, SPAK evidenton pikërisht një të lidhur me ‘Landways International’.

SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi “Festa”. Por për të njëjtin event, dhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë të reja. Pra gjithsej për të njëjtin aktivitet u paguan nga dy institucioneve shtetërore mbi 500 mijë €, ndërsa në fund i vetmi shpenzim i regjistruar është ai i një darke mundësuar nga “Gzona” me vlerë rreth 41 mijë euro.

DOSJA HETIMORE

Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se shtetasi Ilir Beqaj në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim Ermal Kurtula i emëruar nga vetë personi nën hetim Ilir Beqaj në datën 26 Maj 2022 si koordinator i zyrës ‘Facility Point’ për projektin EUSAIR, në SASPAC, përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive. Por çfarë janë këto procedura fiktive të cilat janë zbuluar nga SPAK, dhe si fshihej korrupsioni përmes këtyre marifeteve, ku si koperturë e Beqaj thuhet të ketë shërbyer njeriu i tij Ermal Kurtula, të cilin e merrte me vete në çdo dikaster që shkonte. A është kaq e thjeshtë që nëpërmjet këtyre procedurave të grabiten paratë e taksapaguesve, qoftë edhe ata evropianë si në rastin konkret. Dhe pse janë ndjerë kaq të sigurt Beqaj dhe të tijtë në zhvillimin e kësaj afere, që nuk do të zbulohen?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related