Mazhoranca tërhiqet pas tensioneve në Kuvend, ndëshkim disiplinor vetëm për 10 deputetë

Data

Pas tensioneve dhe kaosit të regjistruar në seancën e fundit parlamentare, mazhoranca ka ndryshuar qëndrim dhe është tërhequr nga kërkesa fillestare për ndëshkimin e 29 deputetëve të opozitës.

Në propozimin e rishikuar, kërkohet që masa disiplinore të aplikohet vetëm për 10 deputetë, ndërsa për 19 të tjerë është hequr dorë nga çdo formë ndëshkimi.

Sipas propozimit, për deputetët për të cilët ishte kërkuar fillimisht përjashtim 10-ditor nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, nuk do të merret asnjë masë. Shqyrtimi do të vijojë vetëm për ata ligjvënës për të cilët është kërkuar përjashtim 30 ose 60 ditë.

Përjashtim 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet:

  • Belind Këlliçi
  • Fidel Kreka
  • Albana Vokshi
  • Ledina Alolli
  • Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallë)
  • Klevis Balliu
  • Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve dhe veprime ndaj Gardës)

Përjashtim 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet:

  • Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe shkelje të Kodit të Sjelljes)
  • Gazment Bardhi
  • Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të punimeve parlamentare)

Vendimi përfundimtar pritet të merret pas përfundimit të shqyrtimit në strukturat parlamentare përkatëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related