“Më dhemb thellë”/ Parashqevi Simaku emocionon me dedikimin për djalin në ditëlindjen e saj: Ti nuk e di as kur është…

Data

Artistja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e rikthyer së fundmi në vëmendjen e publikut, feston sot ditëlindjen e 59. Në këtë përvjetor, ajo ka ndarë një fotografi të veçantë dhe ka zbuluar një brengë që e ndjek prej kohësh: malli për të birin, Luke.

Në postimin e saj, Simaku shkruan se çdo nënë ëndërron të urohet dhe përqafohet nga fëmijët e saj në ditëlindje, fat që ajo nuk e ka, pasi Luke, sipas sipas saj, ndoshta nuk i di as datën e ditëlindjes.

“Sot, në ditëlindjen time të 59, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: ‘Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!’ Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ti… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related