U paraqit në SPAK, Olta Xhaçka qëndroi dy orë në Prokurorinë e Posaçme për hetimet në Portin e Limionit

Data

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-ministrja Olta Xhaçka është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar për rreth dy orë.

E pyetur nga gazetarët pas daljes nga ambientet e SPAK, Xhaçka nuk ka dhënë asnjë koment. Burime bëjnë me dije se ajo është thirrur në lidhje me hetimet për Portin e Limionit.

Hetimi ka nisur pas një kallëzimi të bërë në vitin 2021 nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare e Limionit, me një sipërfaqe mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vite, me tarifën simbolike 1 euro, bashkimit të dy shoqërive private.

Sipas të dhënave zyrtare, baza detare e Sarandës do të vijojë të qëndrojë e sekuestruar deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme dhe marrjen e një vendimi përfundimtar mbi ligjshmërinë e procedurave të ndjekura për dhënien me qira të pronës së ushtrisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related