Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” drejt përfundimit, Koçiu: Standarde europiane për 20 000 paciente në vit

Data

Në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” janë drejt përfundimit punimet për transformimin e tij.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot pamje nga punimet e fundit që po kryhen në këtë maternitet.

“Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, po rilind falë një investimi të madh të qeverisë. Së shpejti hapet krahu modern me: 360 shtretër, 7 salla operacioni & 6 lindjeje, terapi intensive të dyfishuar, urgjencë dhe triazh modern, shërbim i ri për prematurët dhe shtatzënitë e rrezikuara”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu informoi se “20 mijë paciente në vit do të kenë një maternitet të standardeve europiane, me kushte dhe teknologji të fjalës së fundit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related