Kryeministri Edi Rama, i ka dërguar një letër kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku i shpreh mbështetjen e Tiranës zyrtare për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Letra është bërë publike nga vetë kryetarja Sinani, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook falenderon kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme.
Letra e kryeministrit ishte përgjigje ndaj urimit që kryetarja e komunës së Preshevës i ka bërë për fitoren e mandatit të katërt
