Mashtrimet me Call Center, operacion i ri në Tiranë/ SPAK dhe BKH kontrolle në disa ambiente, në vijim hetimet ndaj rrjeteve kriminale

Data

Një tjetër operacion kundër mashtrimeve me Call Center po zhvillohet në Tiranë me urdhër të SPAK. Aksioni, që ka nisur në orët e para të mëngjesit, po kryhet në bashkëpunim me BKH dhe efektivë të Policia e Shtetit.

Sipas burimeve, po ushtrohen kontrolle në disa ambiente të dyshuara si pjesë e aktivitetit të grupeve kriminale që operojnë përmes skemave mashtruese të Call Center-ave. Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të arrestuar, ndërsa operacioni vijon.

Ky aksion vjen në vazhdën e goditjeve të fundit ndaj rrjeteve të mashtrimit, ku pak ditë më parë Policia e Shtetit arrestoi 10 persona dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë, të dyshuar për zhvatjen e rreth 50 milionë eurove nga shtetas europianë përmes skemave të mashtrimit financiar.

Gjithashtu, në muajin janar, SPAK arrestoi 8 anëtarë të një grupi tjetër kriminal që ushtronte aktivitetin në dy kulla në Tiranë, duke treguar përmasat dhe organizimin e këtyre rrjeteve.

Autoritetet vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të përfshirë, ndërsa operacionet kundër mashtrimeve me Call Center mbeten një prioritet për strukturat ligjzbatuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related