Marrëveshja Rama-Meloni si rrezik për Emigrantët? Ja çfarë paralajmëron Aulon Kalaja

Data

Aktivisti Aulon Kalaja thotë se pas goditjes që marrëveshja Rama-Meloni mori nga Gjykata e Romës, tashmë ajo është nul dhe emigrantët që erdhën në Gjadër do të duhet të kthehen sërish në Itali.
Në një intervistë televizive, Kalaja tha se marrëveshja e arritur mes Melonit dhe Ramës, ishdte marrëveshje për interesa personale dhe aspak për të mbrojtur migrantët që sillen nga vendet e treta.

Sipas Kalasë, vendimi I togave të zeza të Romës, tregoi se vendin tonë e mbrojnë më shumë të huajt se sa Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, për të cilën thotë se pritshmëritë për ta rrëzuar një marrëveshje të tillë ishin të larta.

Kalaja ngre shqetësimin se edhe qytete të tjera të vendit tonë mund të përdoren si qendra pritëse për emigrantët e huaj, pasi shtete të tjera të BE-së po shohin mundësisnë e ngritjes së kampve në Shqipëri.
Prej 3 ditësh kam qëndruar në Gjadër Shëngjin dhe Lezhë me një grup gazetarësh të Rai3, të cilët kishin ardhur në Shqipëri për të ndjekur nga afër procedurën e ardhjes së emigratëve afrikanë nga Italia drejt Shqipërisë. Anija italiane ushtarake ‘Libra’ në fakt nuk solli libra, por emigrantë afrikanë në Shqipëri, 16 persona dhe e para që të niset një anije nga Italia drejt Shqipërisë ka një kosto shumë të madhe por kjo është histori që i përket shtetit italian.

S’është më marrëveshje Rama-Meloni, pas godidtjes kemi të bëjmë me një akt korruptiv të dy kryeministrave. Në Shqipëri kemi një kryemiistër që s’pyet njeri. Ishte marrëveshje personale e Ramës me Melonin, marrëveshje jo vetëm që u godit nga GJEDNJ, por iu dha një goditje edhe nga Roma. Emigrantët që kanëe ardhur do kthehen në Itali.
Kemi denoncuar se Shqipëeria do kthehej në precedent të rrezikshëm, për emigrantët afrikanë që do vinin në Shqipëri. Edhe vende të tjera po shqyrtojnë mundësinë për emigrantët, s’është vetëm Lezha, por është për ta kthyer Shqipërinë në vernd pritje emigrantëesh. Ne kemi piketuar Fierin, e gjithë kjo histori do mbetet nul.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related