Marrëveshja PS-PD, Alibeaj zbulon të vërtetën: Ja pse nuk shkova në komision

Data

Sekretari i përgjithshëm i PD dhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ishte në një intervistë televizive, ku tregoi se përse nuk ishte i pranishëm sot në mbledhjen për komisionet hetimore.

Ai theksoi se sot nuk u vu në diskutim reforma zgjedhore dhe sipas tij dhe Edi Rama por edhe pala e Rithemelimit kanë interesin e tyre.

“Nëse e keni vënë re, ne kemi qenë të vetmit që edhe gjatë kohës që e bëheshin online ne kemi qenë prezent. Pjesa e parlamentit që e ka dashur debatin dhe ka dashur të flasë me njerëzit nepërmjet debatit ka qenë pala jonë. Dy palët e tjera nuk e kanë dashur. E dimë se si kanë kaluar ligjet në Kuvend.   Kisha kërshëri për të parë, vutë re ndonjë diskutim lidhur me reformën zgjedhore apo çështje të tjera lidhur me interesat e publikut. PS do të bëjë sikur asgjë s’ka ndodhur. 7 miliardë të shqiptarëve nuk dimë se ku shkuan. Përkeqësuan rregulloren e Kuvendit. Çfarë ka humbur nga situata para dhe pas. Sakrifikimi i parë është komisioni për reformën zgjedhore”-tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related