Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri ka deklaruar në një emision televiziv se grupimi politik që ai bën pjesë nuk e sheh si çështje karrigesh marrëveshjes mes mazhorancës dhe Rithemelimit.
Sipas Kullurit, Partia Demokratike e sheh në princip të gjitha lëvizjet e fundit politike, të cilat sipas tij kanë shkuar deri aty sa kryeministri Edi Rama të ndryshojë qëndrim për Berishën “nongrata”.
“Nëse e shikon si çështje parimore politike nuk jemi të mërzitur fare. Unë i qëndroj pikëpamjes se nuk ka rëndësi kush ulet dhe kush ngrihet. Nuk e shohim si çështje karrigesh, ne e shohim në princip për axhendën politike për të cilën flitet.
Pra, nëse këtu bëhen tre lëvizje njëkohësisht, e para, Rama ulet me nënkryetarin e z. Berisha, duke ndryshuar qëndrim radikalisht që ka pasur për çështjen “nongrata”, nisur nga deklaratat e tij politike në Parlament, s’e kuptoj pse duhet të ketë një nënkomision kur ka një komision.
Ky është mbikomision dhe jo nënkomision sepse kërkon t’i mbivendoset reformës zgjedhore sepse nuk ka dakordësi për listat e hapura dhe votimin elektronik të emigrantëve”, u shpreh Kulluri.
