Maliqi denoncon abuzimin e fondeve dhe infrastrukturën katastrofë në Kuçovë

Data

Ish-deputeti, Lefter Maliqi ka publikuar të tjera skandale që ndodhin në bashkinë e Kuçovës.

Maliqi paralajmëron se do të çojë të tjera kallëzime në SPAK për kryebashkiakun Kreshnik Hajdarin, i cili sipas tij, ofron favore për oligarkun Salillari.

Maliqi në reagimin e tij ka publikuar pamjet skandale të infrastrukturës në Kuçovë e cila shpërdoron miliona euro fonde nga takat, por shkolla e mjerueshme boshatiset çdo ditë dhe më shumë si pasojë e shpopullimit.

“SPAK vazhdon hesht dhe zvarrit hetimet! Nuk i mbulon dot skandalet në Bashkinë Kuçovë të të denuarit Hajdari, pengut të ish fatorinos Salillari me 11 kallëzime dhe gati në Janar i 12-i. Ndërkohë që numri i nxënësve bie ndjeshëm, shikoni si abuzojnë me investimet në shkolla: 

1- Shkolla e rikonstruktuar Perondi 556 Milionë Lekë veç mure, e pa pajisur me banka thuajse 1 vit pas rikonstruksionit ➡️ Vetëm 9 nxënës në klasë të parë.2- Shkolla “Koço Korçari” brenda 4 viteve në dokumentacion rezulton e rikostruktuar 2 herë, duke marrë fond shtesë të pajustifikuar.3- Shkolla “18 Tetori”, me rrjet të karbonizuar elektrik, disa herë burim incidentesh zjarri prej tij pasi dukshëm është vjedhur një pjesë e fondit gjatë rikonstruksionit të saj. ➡️ 11 nxënës në klasën e parë dhe jo më shumë se kaq në çdo klasë tjetër.4- Shkolla Rreth Tapi në pritje të rikonstruksionit, e mbyllur. ➡️ 2 nxënës në klasën e parë, dhe paralelet e tjera mësim në klasa kolektive. 5- Shkolla “Dëshmorët e Kombit”, 4 kate shkollë; ➡️ vetëm 7 nxënës në klasën e parë. Dhe 5- Perla e abuzimit të radhës shkolla “Gaqi Karakashi” ➡️ me vetëm 6 nxënës në klasën e parë dhe vetëm nga një paralel për klasat e tjera, e zhutur për vite në ujë, si rezultat i investimit të abuzuar për të disajtën herë në rikostruksionin e rrugëve pa kanalizime të lagjes “Llukan Prifti”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related