Vrasja e liderit të Hamasit, ushtria izraelite zbulon: Ja gabimi që bëri në minutat e fundit

Data

Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, u vra disa çaste pasi bëri një “gabim kritik”, thotw Izraeli

Ushtria izraelite përshkroi minutat e fundit të 61-vjeçarit në një konferencë dhe theksoi gabimin strategjik që organizatori i 7 tetorit bëri duke u larguar nga rrjeti i tunelit të Gazës ku ai ishte fshehur.

IDF e detyroi atë të “bënte këtë gabim” dhe të “lëvizte si një i arratisur” ndërsa ata gradualisht mbyllën rrugët dhe hodhën në erë tunelet rreth Rafahut në Gazën jugore, shpjegoi Majori Doron Spielman.

“Në fakt, dje ai bëri një gabim. Ai u largua nga tuneli, hyri në një ndërtesë apartamentesh dhe Hamasi hapi zjarr ndaj trupave izraelite. Një tank u përgjigj me zjarr dhe ai u vra në atë sulm”, tha Spielman.

IDF pretendoi se trupat e saj e kufizuan lëvizjen e tij në një “zonë më të vogël dhe më të vogël” ndërsa ata përparonin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related