Veliaj në Prokurorinë e Posaçme, Endira Bushati: I vdekur politikisht, faktet ndaj tij kokëforta, edhe miqtë e lëshuan

Data

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Endira Bushati, për thirrjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në SPAK ku u paraqit mëngjesin e sotëm, deklaroi se është thirrur si person që ka dijeni për kryerjen e disa veprave penale në bashkinë e Tiranës.

E ftuar në një studio televizive, ajo deklaroi se jemi para faktit që Veliaj nuk mund ta mbronte më askush, qoftë edhe për shkak të një lufte të brendshme brenda Partisë Socialiste, se kush do jetë i presupozuari i dyti në selinë rozë.

Sipas saj, Erion Veliaj është i veshur politikisht.

“Unë nuk besoj a priori se SPAK është i pavarur dhe vendos drejtësinë në vend. Edhe pse shohim figura të larta politike që shkojnë para drejtësisë

. Ka shumë shtete që organi i akuzës është pjesë e ekzekutivit. E rëndësishme është që të jenë gjykatat të pavarur.

Nuk ka rëndësi aureola që i veshim SPAK, për mua rëndësi ka që gjykatat të jenë të pavarura.

Shifrat flasin për dhjetëra gjyqtarë që po hetohen, kjo mund të vlerësohet si e mirë, por mos të harrojmë se SPAK sot bën dhe politikë dhe unë për këtë jam thellësisht kundër.

Në rastin e zotit Veliaj faktet kanë qenë aq kokëforta sa dhe politika dhe miqtë e tij të brendshëm apo të jashtëm janë detyruar ta lëshojnë.

Marrja e provave, gjurmimi i provave, aspektet proceduriale, afatet etj., janë kaq komplekse sa kur prokurorë dhe gjyqtarë kur bëhen bashkë gjejnë format dhe mënyrat për të ndihmuar dikë ashtu sikundër gjejnë format për ta fundosur dikë.

Rezervohem të flas për aspekte të hetimit se nuk i njoh, por mendoj se sot publiku është përballë dy fakteve shumë kokëforte, inceneratori i Tiranës që nuk ekziston dhe ne jemi dëshmitarë se si ajo çështje është copëzuar për të shmangur përgjegjësinë e Velaijt dhe Kryeministrit Rama për inceneratorin e Tiranës.

Kemi dhe çështjen e shoqërisë “5D” që do hyjë në literaturën botërore për mënyrën se si bëhet korrupsion, që të krijohet një kompani më vete për të fituar tendera që ti vetë.

Politikisht për mua zoti Veliaj ka vdekur.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related