Makina “fluturon” nga ura e Spatharit në Vaun e Dejës, dyshohet për të plagosur

Data

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në urën e Spatharit, në Vaun e Dejës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Drin.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka disa persona të plagosur, ndërsa ekipet e emergjencës janë nisur drejt vendngjarjes për ndihmë dhe nxjerrjen e personave nga automjeti.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave të policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related