“Marionetë” Albana i fal koncensionarit Karathanos 300 MLN nga lekët e popullit

Data

Janis Karathanos me kompaninë e tij PEGASUS, zotëron një koncesion në vlerë rreth 130 milionë euro për shërbimin laboratorik të spitaleve universitare, rajonale, dhe atyre bashkiake të Sarandës e Lushnjës.

E megjithatë duket se përsëri nuk është i ngopur me paratë e shqiptarëve. Themi kështu pasi zotëria në fjalë ka fituar një tjetër tender në vlerë rreth 300 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Bëhet fjalë për procedurën që mban numrin e referencës REF-01542-04-16-2024 me një fond limit në vlerën 29,988,290 lekë të reja pa TVSH ose rreth 360 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Objekti i saj është “Karta, reagentë dhe aksesorë të tjerë për Lab e Imuno-hematologjisë, dhe Bankat e gjakut në Tiranë, përfshirë vënien e pajisjeve në përdorim”. Nëse shfletojmë dokumentacionin e këtij tenderi do të shikojmë se kanë marrë pjesë vetëm dy firma, pra kemi të bëjmë me një konkurrencë të cunguar.

Përveç kësaj, fituese është shpallur kompania që ka dhënë shifrën më të lartë, pikërisht PEGASUS e Janis Karathanos për vlerën 24,859,290 lekë të reja pa TVSH ose gati 300 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Vlen të përmendet se diferenca me firmën tjetër ishte rreth 55 milionë lekë të vjetra me TVSH, e megjithatë fitues është shpallur Karatahnos. Duket se pavarësisht të gjithave, edhe ministrja e re Albana Koçiu, është thjesht marioneta e radhës për të shpërndarë paratë e shqiptarëve drejt xhepave të oligarkëve të shëndetësisë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related