Makina bie në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi

Data

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e djeshme në aksin Mjedë–Spathar, pranë Urës së Spatharit, në Vaun e Dejës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen.

Sipas Policisë, drejtuesi i mjetit, 32-vjeçari Zef Buçaj, ka humbur kontrollin, është përplasur me barrierat metalike dhe më pas ka rënë në ujë. Ai është arrestuar në flagrancë.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Shoferi dhe një pasagjer 24-vjeçar po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa pasagjeri tjetër, 22 vjeç, është transportuar në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar. Gjendja e tyre po monitorohet nga mjekët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related