Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për pretendimet e presidentit Vuçiç se marrëveshja e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është kërcënim ndaj Serbisë.
Osmani tha se Beogradi po bën propagandë dhe po gënjen pasi marrëveshja e mbrojtjes nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç shkëmbimit të eksperiencave dhe përmirësimit të aftësive të mbrojtjes të secilit vend.
“Serbia si shtet që nuk beson në ato vlera, por që i sulmon vazhdimisht, del me propagandë se kinse qenka shkelur një marrëveshje e vitit 1996. Por, kushdo që e lexon atë marrëveshje, e vëren një gjë, që Serbia po e bën të njëjtën që e ka bërë gjithmonë, pra po gënjen, sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë që e kanë thënë dhe s’ka asnjë rrezik për ta. Ekziston veç një burim destabiliteti në rajon, e ajo është Serbia”, tha Osmani.
