Luftë civile? Kulluri lëshon paralajmërimin e fortë: Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik

Data

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ka bërë një parashikim të frikshëm për vendin. Ai tha se mund të ketë përplasje të forta institucionale mes SPAK, GJKKO dhe mazhorancës. Kulluri shkoj më tej, madje duke sugjeruar se mund të kemi përsëritjen e një situate të viteve 1991, 1997.

“Në zgjedhjet e 11 majit dështuan të gjithë. Dështoi mazhoranca, dështoi e gjithë opozita. Këto zgjedhje nuk sollën as ndryshim dhe këto zgjedhje as do e përmirësojnë qeverisjen, por do ta përkeqësojnë akoma. Kjo lloj harbutërie, e cila vihet re edhe te deklarata e SHBA, kjo lloj arrogance, kjo lloj pangopshmërie, në kuptimin kushtetues, ekonomik, korruptiv, në marrëdhënie me krimin, këtë vend nuk do ta bëjë më të mirë, por më të keq sesa është. Unë jam realist pasi kam parë ’97 dhe ’91, i kam parë të gjitha ngjarjet këto 34 vite. Unë i kam përjetuar në vet të parë gjërat”, tha ai në emisionin “Off the Record”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related