PD: Prej 2 vitesh “Tigrat” e Ballukut marrin çdo ditë 90 mijë €, ende nuk punojnë. Të hetojë SPAK-u!

Data

Partia Demokratike e Vlorës ka denoncuar ditën e sotme abuzimin me dy anijet TEC në qytetin bregdetar, të cilët janë marrë prej dy vitesh me qira nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për prodhimin e energjisë, por ende edhe sot ato nuk janë vënë akoma në punë.

Kryedemokrati i Vlorës Atird Hoxha deklaroi nga ambientet e Triportit se për dy anijet TEC, të quajtura “Tigër 1” dhe “Tigër 2” se qytetarët shqiptarë paguajnë prej dy vitesh nga 90 mijë euro në total çdo ditë dhe kostoja deri më tani ka shkuar rreth 73 milion euro sipas tij.

Partia Demokratike i konsideron këto dy anije TEC si një abuzim i rëndë, një marrëveshje e mbështjellë me mungesë transparence dhe dyshime të forta për korrupsion.

PD i drejton dy pyetje ministres belinda Balluku se për çfarë paguhen miliona dollarë nga buxheti i shtetit, për pajisje që nuk prodhojnë asnjë kilovat energji dhe se kush përfiton nga këto marrëveshje të errëta që rëndojnë mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë.

Demokratët i bëjnë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë që të nisin hetimet dhe të ndalojnë këtë skandal, duke vënë përgjegjësit para drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related