Drama në kampin serb: Stojkoviç sulmon lojtarët dhe paralajmëron dorëheqjen

Data

Para sfidës së rëndësishme kundër Kombëtares shqiptare, ambienti te Serbia duket i tensionuar. Në qendër të kritikave është trajneri Dragan Stojkoviç, i cili nuk ka kursyer asnjë fjalë për përzgjedhjen e lojtarëve dhe vendimet e marra për listën e skuadrës.

Gjatë konferencës për shtyp, Stojkoviç iu drejtua me emra të përveçëm, duke u përgjigjur ndaj kritikeve që janë bërë kohët e fundit. Një nga çështjet kryesore ishte mungesa e portierit të Romës, Mile Svilar, në listën për ndeshjen.

“Ftesa është në dorën e Svilarit, jo në timen,” deklaroi trajneri. “Nuk do të shkoj të lus dikë, as për të shkuar në Romë, as për ndonjë rast tjetër. Kjo nuk është mënyra jonë. Svilari vendosi të përqendrohet te klubi i tij, pasi kishte mundësinë të luante si titullar, dhe e përshëndes këtë vendim.”

Stojkoviç shtoi se nëse problemi qëndron tek ai, është i gatshëm të japë dorëheqjen menjëherë, ose të paktën në ditët në vijim. “Por nuk besoj se kjo është e vërtetë. Problemi janë lojtarët që, pasi panë se nuk kishin vend në ekip, njoftuan dorëheqjen.”

Trajneri theksoi se përzgjedhja bëhet sipas meritës, dhe nuk mund të pranohen lojtarë vetëm për emër apo presion. “A mendoni se Lazoviçi nga Verona, që çdo sezon lufton për mbijetesë, është zgjidhja për Serbinë? Dmitroviç është portier i shkëlqyer, por unë zgjodha Petroviçin dhe jam i bindur për vendimin tim,” tha ai.

Në lidhje me sulmuesin Radonjiç, Stojkoviç ishte i prerë: “Nuk është çështje simpatish apo pamjes, por ai po vetëshkatërohet, duke dëmtuar edhe klubin, edhe përfaqësuesen. Si mund të meritojë të jetë në kombëtare në këtë gjendje?”

“Disa lojtarë nuk tregojnë nivelin e duhur dhe nuk kanë vend në ekip,” vazhdoi trajneri. “Unë thërras lojtarët sipas meritës dhe do vazhdoj kështu. Ata që nuk janë të gatshëm të përkushtohen, do të mbeten jashtë. Përgjegjësia është e madhe dhe duhet të kuptohet nga të gjithë.”

Kjo deklaratë e fortë vjen në prag të një ndeshjeje vendimtare, duke nënvizuar tensionet në kampin serb para përballjes me Shqipërinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related