Lufta me kancerin, Mbreti Charles jep lajme pozitive për shëndetin: Diagnoza e hershme thjesht shpëton jetë

Data

Mbreti Charles III ka ndarë lajme inkurajuese lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, duke bërë të ditur se po i përgjigjet shumë mirë trajtimit kundër kancerit dhe se, falë diagnozës së hershme, intensiteti i trajtimit pritet të reduktohet në vitin e ri.

Në një videomesazh drejtuar publikut, Mbreti e cilësoi këtë moment si një përvojë personale të bekuar, por edhe si dëshmi të përparimeve të mëdha në mjekësinë moderne.

“Ky moment historik është një bekim personal, por edhe një dëshmi e përparimeve të jashtëzakonshme që janë bërë në kujdesin ndaj kancerit”, u shpreh ai.

Më tej, Mbreti Charles shtoi se falë diagnozës së hershme, ndërhyrjes efektive dhe respektimit rigoroz të këshillave mjekësore, trajtimi i tij do të kalojë në një fazë më të lehtë gjatë muajve të ardhshëm.

“Sot jam në gjendje të ndaj lajmin e mirë se, falë diagnozës së hershme dhe trajtimit të duhur, orari im i trajtimit të kancerit mund të reduktohet në vitin e ri”, tha ai.

Ky është përditësimi më i rëndësishëm mbi shëndetin e Mbretit që prej shkurtit 2024, kur ai bëri publik diagnostikimin me kancer. Edhe pse lloji i saktë i sëmundjes nuk është bërë i ditur, Pallati Buckingham konfirmoi se trajtimi dhe monitorimi mjekësor do të vijojnë.

“Diagnoza e hershme thjesht shpëton jetë”, theksoi Mbreti, duke përcjellë një mesazh të fortë ndërgjegjësimi për publikun.

Sipas Pallatit Buckingham, gjendja shëndetësore e Mbretit ka hyrë në një fazë shumë pozitive, ndërsa mjekët janë shprehur se ai “i është përgjigjur jashtëzakonisht mirë trajtimit”, duke vendosur kalimin e tij në një fazë më paraprake dhe më të menaxhueshme të kurimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related