Këlliçi pa diplomë? Manjani: Ligji e lejon të jetë edhe pa shkollë

Data

Ish-deputeti Belind Këlliçi u thirr këtë të enjte në SPAK, pas një kallëzimi të bërë nga avokati Idajet Beqiri, për falsifikim diplome.

Në një dalje televizive, juristi Ylli Manjani u shpreh se edhe nëse Këlliçi nuk ka diplomë, kjo nuk ka pse të diskutohet pasi ligji e lejon të jetë edhe pa shkollë.

“Ajo që unë kam kohë që e them është ai gjykimi moral, apo gjykimi mbi bazë llafesh. Kjo gjë është shtuar për fat të keq në drejtësinë e sotme.

Unë po e marr të mirëqenë që diploma e Blind Këlliçit është false. E çfarë pastaj? Të jesh në politik e të bëhesh deputet, nuk ka nevojë të kesh diplomë. Nuk ka asnjë rregull të shkruar që duhet të tregosh që je me shkollë. Mund të jesh pa shkollë dhe ligji të lejon të jesh në politik”,-tha Manjani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related