Lufta kundër Iranit i kushton SHBA-së mbi 890 milionë dollarë në ditë, 3.7 miliardë dollarë u shpenzuan në 100 orët e para

Data

Fushata ushtarake e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit po rezulton jashtëzakonisht e kushtueshme, me shpenzime që arrijnë mbi 890 milionë dollarë në ditë.

Sipas një analize të publikuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare dhe të raportuar nga CNN, vetëm në 100 orët e para të operacionit amerikan janë shpenzuar rreth 3.7 miliardë dollarë.

Nga kjo shumë, më pak se 200 milionë dollarë përbëjnë kosto operative që janë tashmë pjesë e buxhetit të Pentagonit. Ndërsa rreth 3.54 miliardë dollarë të tjerë pritet të kërkojnë fonde shtesë nga Departamenti i Mbrojtjes përmes miratimeve të reja buxhetore.

Sipas raportit, një pjesë e madhe e shpenzimeve lidhet me zëvendësimin e municioneve të përdorura gjatë operacioneve ushtarake, veçanërisht raketave interceptuese.

Analistët theksojnë gjithashtu se kosto shtesë mund të krijohen nga humbjet e pajisjeve ushtarake, përfshirë edhe incidentin në Kuvajt ku tre avionë luftarakë F-15 u rrëzuan nga zjarri miqësor.

Në të ardhmen, ekspertët vlerësojnë se shpenzimet mund të ndryshojnë në varësi të intensitetit të operacioneve ushtarake, reagimit të Iranit dhe mundësisë së përdorimit të municioneve më pak të kushtueshme nga ana e forcave amerikane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related