Sulme intensive amerikano-izraelite në Teheran, shënjestrohet edhe kompleksi i udhëheqësit të vrarë Ali Khamenei

Data

Sulmet ajrore të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kanë vijuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Teheran, në kuadër të fushatës ushtarake kundër Iranit.

Sipas raportimeve, bombardimet intensive kanë shënjestruar edhe kompleksin ku ndodhej rezidenca e Udhëheqësit Suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Zona e goditur ndodhet pranë disa prej institucioneve kryesore të pushtetit në Iran, duke përfshirë pallatin presidencial dhe ndërtesën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kompleksi i Khameneit konsiderohet një nga pikat më të rëndësishme të strukturës politike dhe të sigurisë në vend.

Kujtojmë se Ajatollah Ali Khamenei u vra gjatë sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite që nisën fundjavën e kaluar, duke përshkallëzuar ndjeshëm tensionet në rajon dhe duke shtuar rrezikun e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related