Xhaxhai dhe nipi dhu*ojnë një 52-vjeçar në Sarandë, ndërhyn policia

Data

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 52-vjeçar është dhunuar brutalisht nga dy persona, duke pësuar dëmtime të rënda. Falë veprimeve të shpejta të Policisë, njëri nga autorët, një 37-vjeçar me precedent kriminal, është lokalizuar dhe arrestuar në një banesë në fshatin Lukovë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 21 shkurt 2025, rreth orës 16:10, në lagjen nr. 3 të qytetit, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”. Autorët, xhaxha dhe nip, kanë goditur viktimën me grushte, shkelma dhe sende të forta për motive të dobëta.

Ndërkohë, vijon kërkimi për bashkëpunëtorin e tij, një 29-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. Policia ka angazhuar forcat operacionale për të siguruar arrestimin e tij sa më shpejt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related